Francë, arrestohen tre policë për vdekjen e një protestuesi

Evropë

Francë, arrestohen tre policë për vdekjen e një protestuesi

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Tre policë francezë u paditën të enjten për vdekjen e një 27 vjeçari gjatë trazirave mbarëkombëtare në fillim të kësaj vere, raportuan mediat e huaja.

Ky është një rast i pazakontë i oficerëve që përballen me një çështje penale për dhunë teksa ishin në detyrë. Oficerët u arrestuan të martën për incidentin në fjalë.

Arrestimi i tyre erdhi pas autopsisë së të riut që vdiq në Marsejë, e cila tregoi shenja në gjoks në përputhje me ndikimin e një goditjeje nga një mjet që përdoret nga policia. Prokurorët kanë thënë se e konsiderojnë “të mundshme” që vdekja e burrit të jetë “shkaktuar nga një goditje e dhunshme në kraharor”.

Nga tre policëve rëndon akuza e “dhunës së armatosur që shkaktoi vdekjen pa dashje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat