Ukrainasit pretendojnë se rusët po i djegin trupat e ushtarëve të tyre të vrarë për të mbuluar humbjet, banorët po nuhasin erën e keqe

Evropë

Ukrainasit pretendojnë se rusët po i djegin trupat e ushtarëve të tyre të vrarë për të mbuluar humbjet, banorët po nuhasin erën e keqe

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Forcat ruse po djegin ushtarët e tyre të vrarë në Ukrainë për të mbuluar shkallën e humbjeve të tyre, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar.

Ajo tha se qindra ushtarë rusë po vriten çdo ditë në lindje dhe jug të vendit, ndërsa Kievi vazhdon kundërofensivën që filloi rreth 4 qershorit.

Maliar tha në Telegram se komanda ruse po përpiqet të fshehë humbjet duke i hedhur trupat në territoret e pushtuara, në vend që të transportojë mbetjet në Rusi.

Ajo theksoi se forcat ruse po i sjellin të vdekurit nga rajoni Kherson në morgun në rrethin Chaplinsi.

Gjithashtu pranoi se afër Melitopolit në rajonin e Zaporizhzhia, i cili ishte i pushtuar nga rusët, “trupat e ushtarëve rusë digjen pothuajse vazhdimisht në natyrë”.

Ajo tha se ata janë sjellë me kamionë dhe se “popullata vendase ka kohë që nuhat tymin karakteristik të pakëndshëm”.

Deklaratat e saj vijnë pasi disa ditë më parë Kievi vlerësoi se numri i ushtarëve rusë të vdekur që nga fillimi i luftës i kalonte 250 mijë.

Rusia nuk e ka përditësuar numrin e saj të vdekjeve që nga shifra prej pak më pak se 6,000 e publikuar në shtator 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat