Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar fillojnë bisedimet për garancitë e sigurisë

Evropë

Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar fillojnë bisedimet për garancitë e sigurisë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 23:48
Volodymyr Zelensky dhe Rishi Sunakev

Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar kanë filluar “negociatat fillestare të nivelit të punës” për garancitë e sigurisë. Kështu bëri të ditur Zyra Presidenciale e Ukrainës në një deklaratë të premten, shkruan CNN.

Vendet po përdorin Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Ukrainën e nënshkruar nga vendet e G7 muajin e kaluar si bazë për negociatat, sipas zyrës.

“Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara me të cilin Ukraina filloi negociatat përkatëse”, thuhet në deklaratë, duke theksuar se “Mbretëria e Bashkuar ka demonstruar vazhdimisht lidershipin dhe shembullin e saj në marrjen dhe zbatimin e vendimeve më të guximshme për të mbështetur Ukrainën”.

Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, i cili drejton delegacionin ukrainas në negociata, e quajti Mbretërinë e Bashkuar “një nga partnerët kryesorë strategjikë”. Ai shtoi se negociatat kanë për qëllim forcimin e “sigurisë së përbashkët të vendeve në të gjithë rajonin euroatlantik”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat