Momenti kur disa turistë i mbijetojnë shembjes së një mase shkëmbore në një plazh të Anglisë

Evropë

Momenti kur disa turistë i mbijetojnë shembjes së një mase shkëmbore në një plazh të Anglisë

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Disa turistë në bregun jugor të Anglisë e shmangën për pak tragjedinë kur një shkëmb me pamje nga plazhi i West Bay u shemb.

Si pasojë, nga aty janë hedhur tonelata gurë në rërë.

“Shembja e shkëmbinjve dhe rrëshqitjet mund të ndodhin në çdo kohë”, ka thënë Këshilli i Dorset pas incidentit, shkruajnë mediat e huaja.

“Këta njerëz patën një arratisje me fat”.

“Shtegu i Bregut Jugperëndimor mbi shkëmbin në West Bay është aktualisht i mbyllur”, shtuan ata.

Autoritetet u janë përgjigjur lajmeve se shkëmbi u shemb të martën pas erës së fortë dhe shirave të dendur.

Këshilli dërgoi roje për të kontrolluar zonën dhe për t’u siguruar që sinjalistika përkatëse të mbetej e vendosur rreth shtegut bregdetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat