Ngrihet alarmi! Mbyllet një market për shkak të një merimange, pickimi i saj shkakton ereksion të përhershëm

Evropë

Ngrihet alarmi! Mbyllet një market për shkak të një merimange, pickimi i saj shkakton ereksion të përhershëm

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 09:39
Ajo është një nga merimangat më helmuese në planet 

Menaxheri i një supermarketi në Austri ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm pasi gjeti një merimangë tek bananet që kafshimi i saj mund të shkaktojë një ereksion të përhershëm  tek meshkujt.

Marketi është mbyllur që nga e marta nga frika e merimangës.

Siç shkruan DailyMail, që në momentin e parë janë thirrur shërbimet e urgjencës në vend, me merimangën ende të lirë, me origjinë nga Brazili dhe me gjasë ka “udhëtuar” nga Amerika Latine në Europë, duke qëndruar brenda një kutie që kishte banane.

Ajo është një nga merimangat më helmuese në planet dhe pickimet mund të jenë fatale, duke shkaktuar hipotermi, shikim të paqartë, konvulsione dhe në disa raste ereksion.

Madje helmi i merimangës po studiohet për përdorim në trajtimin e mosfunksionimit erektil, pasi ka studime që kanë vërtetuar se mund t’u japë viktimave meshkuj një ereksion të dhimbshëm katër-orësh.

Çdo vit, rreth 4000 njerëz kafshohen nga një merimangë dhe  0.5% e kafshimeve rezultojnë në vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat