Lufta me NATO-n, Rusia “fut në lojë” edhe Bjellorusinë, ja çfarë kanë zbuluar agjentët 007 të Britanisë

Evropë

Lufta me NATO-n, Rusia “fut në lojë” edhe Bjellorusinë, ja çfarë kanë zbuluar agjentët 007 të Britanisë

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Bjellorusia e udhëhequr nga Aleksandër Lukashenko është aleati më besnik i Rusisë, Vladimir Putin dhe me apo pa dashje, është bërë pjesë e regjimit anti-NATO në luftën në Ukrainë. Ndërkohë, në njoftimin e saj të përditshëm mbi sulmin rus ndaj Ukrainës, ministria britanike e Mbrojtjes tha se “ka shanse reale” që një numër i vogël trajnuesish nga të grupit mercenar Wagner të jenë të pranishëm gjatë stërvistjes së trupave bjelloruse në rajonin Grodno, në veriperëndim të Bjellorusisë, pranë kufurit me Poloninë dhe Litaninë.

Sipas analistëve në Londër, në fakt, stërvitjet ushtarake që po zhvillohen me aleatin rus janë "me shumë gjasa pjesë e ciklit rutinë të stërvitjes së ushtrisë bjelloruse", por megjithatë, Rusia ka qëllime të tjera. 

Ditët e fundit, Polonia ka dërguar trupa shtesë në kufirin me Bjellorusinë, pjesërisht për të ndihmuar forcën e saj të rojes kufitare të merret me flukset e emigrantëve që Bjellorusia lejon të kalojnë në BE, dhe pjesërisht për të kundërshtuar atë që perceptohet si kërcënim, përkatësisht ardhjen e forcave mercenare Wagner në shtetin fqinj. Në fakt, Polonia synon të zhvendosë 10,000 ushtarë në kufirin me Bjellorusinë, sipas asaj që deklaroi ministri i Mbrojtjes Mariusz Baszczak.

“Rreth 10,000 ushtarë do të jenë në kufi, nga të cilët 4,000 do të mbështesin drejtpërdrejt rojet kufitare dhe 6,000 në rezervë”, tha ai në një intervistë radiofonike. “Ne do ta afrojmë ushtrinë pranë kufirit me Bjellorusinë për të trembur agresorin që të mos guxojë të na sulmojë”, shtoi ministri polak. Zëvendësministri i Brendshëm Maciej Wsik më herët njoftoi vendosjen e 2000 ushtarëve në kufirin me Bjellorusinë por numri u shumëfishua në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat