Dronët kamikazë të ukrainasve shkatërrojnë makinerinë luftarake të rusëve – hedhin në erë tanke, autoblinda e sisteme raketore

Evropë

Dronët kamikazë të ukrainasve shkatërrojnë makinerinë luftarake të rusëve – hedhin në erë tanke, autoblinda e sisteme raketore

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Dronët kamikaz janë bërë arma e preferuar e ushtrisë ukrainase, ku përmes këtyre fluturakeve pa pilot po arrijnë t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave pushtuese ruse.

Në një video të filmuar nga ajri, shihet se si dhjetëra dronë të ushtrisë ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë tanke, autoblinda dhe sisteme raketore të rusëve.

Gjithqka u filmua nga fushëbeteja në afërsi të Bakhmutit ku po zhvillohen luftimet më të ashpra në Ukrainë.

Aty shihen sesi tanket dhe autoblindat goditen nga dronët kamikaz dhe hidhen në erë. Madje disa që shkatërroheshin pjesërisht, hidheshin në erë disa minuta më vonë nga municioni që gjendej brenda dhe përfshihej nga zjarri.

Ndryshe kundërofensiva e ukrainasve po vazhdon, dhe së fundmi pretendojnë nga Kievi se kanë arritur të marrin nën kontroll një pjesë të qytetit të Bakhmutit që dikur kontrollohej nga pjesëtarët e grupit mercenar rus Wagner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat