Alarm për bombë në Paris, evakuohet Kulla Eifel

Evropë

Alarm për bombë në Paris, evakuohet Kulla Eifel

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Një alarm për bombë ka tronditur Parisin, duke ngjallur panik në Francë. Mediat vendase shkruajnë se për shkak të alarmit është bërë evakuimi i menjëhershëm i Kullës Eifel dhe i zonave përreth kryeqytetit.

Ndër të tjera në media thuhet se një ekspert për asgjësimin e bombave ndodhet në vendin e ngjarjes.

Evakuimi u bë në tre kate të monumentit, duke përfshirë restorantin e kullës, si dhe hapësirën përreth, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Të gjithë të ftuarit ishin larguar pak pas orës 13:30 me orën lokale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat