Zjarr në një depo në Moskë – nuk raportohet për viktima

Evropë

Zjarr në një depo në Moskë – nuk raportohet për viktima

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Shërbimi rus i urgjencës njoftoi sot se një zjarr i madh ka shpërthyer në një magazinë në periferi të Moskës.

“Zjarri përfshiu një sipërfaqe prej rreth 1800 metrash katrorë”, ka bërë të ditur shërbimi i urgjencës në Rusi.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti raportoi se zjarri shpërtheu në depon e plehrave artificiale.

Pamjet e publikuara tregojnë tym të të zi dhe flakë të mëdha, të cilat shihen nga një distancë prej qindra metrash.

Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko ka publikuar pamjet e djegies së depos dhe tymit të madh.

Ndryshe, ukrainasit shkatërruan dy depo municionesh të rusëve në rajonin e Khersonit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat