Një ‘cunami prej balte’ përmbyti një qytet italian – njerëzit ikin për të shpëtuar jetën e tyre

Evropë

Një ‘cunami prej balte’ përmbyti një qytet italian – njerëzit ikin për të shpëtuar jetën e tyre

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 18:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Video dramatike tregon lumin me baltë që shpërtheu brigjet e tij dhe u përplas në një rrugë pas shiut të dendur që ra në qytetin Bardonecchia, afër Torinos në luginën Val di Susa.

Banorët e tmerruar shihen duke vrapuar për të shpëtuar jetën e tyre pasi ‘cunami i madh i baltës’ u përplas në një port detar dhe mbeturinat ‘fluturonin’ drejt tyre.

Guvernatori rajonal i Piemontes, Alberto Cirio tha se dëmi ishte i konsiderueshëm dhe se tashmë kishte kërkuar ndihmë nga qeveria kombëtare.

Ekipet e mbrojtjes civile kanë nisur tashmë largimin e mbeturinave nga rrugët dhe po e kontrollojnë situatën rreth lumit Frejus, raporton dailymail.

Zjarrfikësit thanë se ekuipazhet kishin shpëtuar gjashtë persona nga një kamping i përmbysur gjatë natës pasi u përfshi nga rrëshqitja e dheut.

Bardonecchia, e cila gjendet në një lartësi mbidetare prej 1300 metrave, është një destinacion popullor si për sportet malore dimërore ashtu edhe për shëtitjet verore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat