Arrin në 27 numri i viktimave të zjarrit në një pikë karburanti në Rusi

Evropë

Arrin në 27 numri i viktimave të zjarrit në një pikë karburanti në Rusi

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 09:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka arritur në 27 numri I të vdekurve nga shpërthimi dhe zjarri që kaploi një pikë karburanti në Dagestan në Rusinë jugore.

Shpërthimi ndodhi në kryeqytetin rajonal Makhachkala, i cili ndodhet në bregun e Detit Kaspik, raporton BBC.

Dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ngjarja, shkaku i të cilit ende nuk dihet.

Rreth 260 punonjës të urgjencës janë vendosur, si dhe një avion për të evakuuar të plagosurit rëndë në Moskë, tha ministria e emergjencave.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi mjekët të kenë thënë se tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat