Presidenti kroat kritika Greqisë për 101 huliganët e arrestuar: U dërguan në burgje për t’u përdhunuar

Evropë

Presidenti kroat kritika Greqisë për 101 huliganët e arrestuar: U dërguan në burgje për t’u përdhunuar

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 13:45
Presidenti kroat, Zoran Milanovic

Presidenti kroat, Zoran Milanovic, ka bërë deklarata të reja provokuese për kushtet e paraburgimit të 101 huliganëve kroatë dhe vrasjen e 29-vjeçarit Michalis Katsouri në New Filadelfia.

Duke folur në një ngjarje në qytetin Jelsa dhe duke iu referuar paraburgimit të 101 huliganëve kroatë për vrasjen, presidenti kroat pohoi se autoritetet po i trajtonin tifozët e Dinamo Zagrebit sikur të ishin robër lufte.

“Ligji nuk respektohet. Ata i trajtojnë këta njerëz si robër lufte. Po të isha kryeministër do të mendoja se çfarë mund të bëja. Nuk është e thjeshtë. Duket si ligji i luftës. Ata trajtohen si një njësi e robëruar”, theksoi Milanovic.

Sipas tij ky qëndrim nuk ka të bëjë fare me ligjin, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

“U shpërndanë nëpër burgje për t’u rrahur e përdhunuar”, është shprehur më tej Presidenti kroat.

Ai ka nënvizuar se UEFA dhe Bashkimi Europian duhet të marrin masa për mënyrën si po vepron Greqia me tifozët kroatë.

“Keni pesë ditë kohë për të gjetur parazitët e një grupi njerëzish dhe shkoni i arrestoni të gjithë. I shpërndani në të gjithë Greqinë, që të dhunohen e përdhunohen.

Perfekt, ky është Bashkimi Europian. Nuk mund të mbash pesë ditë në burg 100 persona.

Këto pesë ditë ju japin mundësinë të mësoni se çfarë ka ndodhur dhe përveç kësaj ata janë qenie njerëzore dhe qytetarët tanë kanë të drejta. Nuk ka të bëjë me demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut .

Nëse ky është sot Bashkimi Evropian, më mirë të mos e kemi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat