“Gjermania duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë”, shkrimi që po e frikëson ambasadën serbe në Gjermani

Evropë

“Gjermania duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë”, shkrimi që po e frikëson ambasadën serbe në Gjermani

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 12:40
Vuciq- Olaf

Ambasada e Serbisë në Berlin ka reaguar kundër shkrimit të “Berliner Zeitung” se Gjermania duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë.

“Me tmerr dhe shqetësim të madh lexojmë artikullin “Ballkanit i duhet Gjermania si forcë rregulluese, dominimi i Serbisë duhet thyer” nga 13 gushti në edicionin online të Berliner Zeitung. Me gjithë respektin e duhur për lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes, veçanërisht për gazetat liberale si Berliner Zeitung, duhet të pranojmë se deklaratat dhe kërkesat në këtë artikull, i cili i referohet një strategjie të vjetër më shumë se njëqind vjeçare dhe që çoi në shkatërrimin e parë të madh të Evropës në shekullin e kaluar, me miliona viktima, na shkaktoi vetëm frikë dhe shqetësim”, pretendon ambasada serbe në Berlin.

Kundër-balancimi kroato-boshnjak për ekuilibrimin e përhershëm të Serbisë në Ballkan, siç sugjeron artikulli, do të përfaqësonte, siç pretendon ambasada, “një kërcënim të qartë për rajonin dhe stabilitetin e tij dhe do të dënonte çdo përpjekje për të lidhur ekonomikisht rajonin”.

“Pretendime të tilla ‘kundër njëri-tjetrit’ janë të rrezikshme. Ne kemi nevojë për bashkëpunim ‘me njëri-tjetrin’. Propozimet nga artikulli do të ishin gjithashtu kundër qëllimeve dhe prioriteteve të Procesit të Berlinit, i cili u iniciua në Gjermani”, pretendohet në komunikatën e ambasadës serbe.

Për më tepër,  pretendohet në këtë kumtesë se artikulli shkon më tej dhe mbron sanksionet, vendosjen e ushtarëve gjermanë, madje edhe trazirat dhe paqëndrueshmërinë politike në Serbi, të cilat “mund të jenë krejtësisht të huaja për çdo arsye të shëndoshë”.

“Si dikush që ka duruar sanksione për tetë vjet e gjysmë, ne besojmë me vendosmëri se sanksionet nuk do të ishin zgjidhja. Dhe nëse kërkohet vendosja e ushtarëve, kjo kërkesë mund të klasifikohet vetëm si luftënxitëse. Rajoni, vendet dërguese dhe mbi të gjitha Serbia, i ka paguar operacione të tilla me qindra mijëra viktima. Gjithashtu, ne besojmë me vendosmëri se thirrja për trazira dhe destabilitet politik në një vend tjetër nuk ka të bëjë fare me lirinë e shtypit dhe lirinë e fjalës dhe se një mendim i tillë duhet të dënohet”, “kërcënon” ambasada serbe.

Ambasada thekson se pretendimet se Serbia po e shtyn në tensione dhe më pas detante Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën dhe se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po i vë zjarrin dhe më pas po luan rolin e zjarrfikësit “janë krejtësisht të pabaza dhe të paargumentuara”, sepse presidenti Vuçiq, sipas kësaj kumtese, “personalisht ka kryer shumë iniciativa të dobishme” jo vetëm për serbët, por edhe për qytetarët e gjithë rajonit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat