Publikohen pamjet e kryetarit të Kuvendit të Republikës Serbe si pjesëmarrës në krime gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë

Evropë

Publikohen pamjet e kryetarit të Kuvendit të Republikës Serbe si pjesëmarrës në krime gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 15:47
Nenad Stevandiq

Janë publikuar pamjet e kryetarit të ashtuquajturës Kuvendi Popullor i Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, i cili shihet i armatosur gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

Sipas raportimeve, Stevandiq ka qenë pjesëmarrës në krimet e bëra nga regjimi i Serbisë ndaj popullsisë boshnjake në këtë vend.

“Shfaqen pamjet që tregojnë kryetarin aktual të të ashtuquajturës Kuvendi i Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, duke marrë pjesë në krimet e luftës gjatë luftës së Bosnjës”, thuhet në përshkrimin e pamjeve të publikuara në rrjetin social X.

“Asnjë përgjegjësi për krimet gjenocidale të luftës. Mirë se vini në ‘Republikën Serbe'”, përfundon reagimi.

Stevandiq është i njohur për lidhjet e tij me Kremlinin, i cili kohë më parë kishte bërë një vizitë në Rusi për t’u takuar me kryetarin e Dumës ruse, Vyacheslav Volodin.

Ai gjatë takimeve në Moskë, ishte ankuar për kinse presionin e Perëndimit ndaj këtij etniteti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat