Francë: Fillon zhvarrimi i ushtarëve gjermanë të Luftës së Dytë Botërore

Evropë

Francë: Fillon zhvarrimi i ushtarëve gjermanë të Luftës së Dytë Botërore

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Ka filluar gërmimi i varrit masiv që përmban trupat e 46 robërve gjermanë të pushkatuar nga luftëtarët e rezistencës në vitin 1944. Vendndodhja e tij mbeti sekret deri vonë. Ai ndodhet pranë fshatit francez Meymac.

Ekzistenca e varrit u zbulua nga një ish-luftëtar i rezistencës, Edmond Reveil, ku dhe ka deklaruar që synimi i tij është të kthehen kufomat tek familjet e tyre, aty ku është ende e mundur.

Vrasja e ushtarëve gjermanë, së bashku me një bashkëpunëtore të dyshuar franceze, ndodhi pas disa masakrave të kryera nga trupat gjermane në rajon.

Njëmbëdhjetë trupa të ushtarëve gjermanë u gjetën në Meymac në vitet 1960.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat