Spanja nën “pushtetin” e flakëve, evakuohen disa fshatra

Evropë

Spanja nën “pushtetin” e flakëve, evakuohen disa fshatra

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 16:18
Spanjë

Autoritetet spanjolle urdhëruan sot evakuimin e katër fshatrave në ishullin Kanarie të Tenerife, pasi një zjarr në pyll shpërtheu në një park natyror rreth vullkanit Teide në Spanjë.

Zjarri, i cili shpërtheu mbrëmjen e djeshme të martën, ishte ndezur në një zonë të pyllëzuar në kanione të pjerrëta në veri-lindje të Tenerife, duke vështirësuar punën e zjarrfikësve.

“Ky zjarr ka potencial të madh, ne kemi kërkuar ndihmë për burime shtesë,” tha Rosa Dávila, presidente e këshillit të Tenerife, për radiostacionin lokal. “Zjarri prek kryesisht (Parkun Kombëtar) Corona Forestal, ka ka shumë pisha dhe pyje. Është një zonë e ashpër dhe avionët janë thelbësorë”.

Fshatrat Arate, Chivisaya, Media Montania dhe Ahafona janë evakuuar dhe helikopterët po operojnë mbi zonë, njoftoi Canarias Radio.

Sot herët në mëngjes, zjarri kishte djegur tashmë rreth 1300 hektarë afër vullkanit Teide, maja më e lartë e Spanjës.

Javën e kaluar, Ishujt Kanarie u goditën nga një valë të nxehti që ‘thanë’ shumë zona dhe rriti rrezikun e zjarreve, siç kishin paralajmëruar shërbimet e urgjencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat