Italia goditet sërish nga anticikloni afrikan, i nxehti nuk i ndalon turistët

Evropë

Italia goditet sërish nga anticikloni afrikan, i nxehti nuk i ndalon turistët

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 22:24
Turiste

Italia është goditur nga një valë tjetër të nxehti. Temperaturat në kryeqytetin e Romës arritën deri në 37 gradë, duke u kthyer në një problem tejet serioz për turistët e shumtë që vizituan Koloseumin.

Shumë prej tyre u përpoqën ta evitonin vapën duke qëndruar pranë hijeve. Ndërsa disa të tjerë gjetën si zgjidhje çadrat.

“Shumë nxehtë, është vërtet nxehtë. Nuk e kuptuam që kjo është vala e të nxehtit. Mezi po qëndrojë. Është hera e parë këtu por mund të them që nuk mund të rrish dot në vapë”, thotë një qytetare.

 “Një ditë tjetër tejet e nxehtë. Por ka pasur dhe ditë shumë më të nxehta se kjo”, thotë një qytetrar.

Anticikloni afrikan, edhe për disa ditë do të jetë prezent në zona të ndryshme të Italisë. Sipas sinoptikanëve temperaturat pritet të rriten akoma më shumë duke filluar nga e hëna, Ku vala e të nxehtit do të përfshi të gjithë gadishullin Apenin. Në Sardenjë temperatura do të shkojë deri në 40 gradë. Vetëm pas 24 gushtit meteorologët thonë se I nxehti afrikan do të largohet për ti lënë vendin reshjeve të shiut dhe të ftohtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat