Tmerr në Itali/ 19-vjeçarja përdhunohet në grup nga 7 persona

Evropë

Tmerr në Itali/ 19-vjeçarja përdhunohet në grup nga 7 persona

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 23:45
Itali

Një vajzë 19-vjeçare në Palermo të Italisë ka përjetuar terror absolut teksa është përdhunuar nga shtatë persona, mes tyre edhe një i mitur!

Siç raporton Messaggero, e reja denoncoi ngjarjen më 7 korrik, edhe autoritetet i arrestuan të shtatë personat, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit.

Të shtatë, sipas vajzës, e kanë çuar në zonën e Foro Italico dhe disa prej tyre e kanë dhunuar, pas një nate argëtimi.

Karabinierët mundën të identifikonin anëtarët e dyshuar të bandës falë dëshmisë së 19-vjeçares dhe pamjeve nga sistemet e vëzhgimit në zonë.

Të shtatë personat u arrestuan në Palermo në dy faza: Më 3 gusht një 22-vjeçar, një 19-vjeçar dhe një 18-vjeçar. Të tjerët u arrestuan mëngjesin e së premtes dhe janë një 19-vjeçar dhe dy 20-vjeçarë. I arrestuari i shtatë është i mituri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat