Një vajzë 6-vjeçare në mesin e shtatë viktimave nga sulmi rus në Chernihiv

Evropë

Një vajzë 6-vjeçare në mesin e shtatë viktimave nga sulmi rus në Chernihiv

Nga: A.Zh Më: 20 gusht 2023 Në ora: 07:57
Chernihiv

Një vajzë gjashtëvjeçare është në mesin e shtatë personave që vdiqën pas një sulmi me raketa ruse në qytetin historik të Chernihiv në Ukrainën veriore.

Zyrtarët ukrainas thanë se numri i të plagosurve në sulm është rritur nga 117 në 144, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Njerëzit ishin nisur për në kishë për të festuar një festë kur goditi raketa, ka thënë ministria e brendshme e Ukrainës.

Në fjalimin e tij të natës me video, të mbajtur në fund të një vizite në Suedi, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha: "Jam i sigurt se ushtarët tanë do t'i japin një përgjigje Rusisë për këtë sulm terrorist.

"Një përgjigje e dukshme."

Ai tha se nga 144 personat e plagosur, 15 ishin fëmijë, ndërsa vajzën e vrarë e quajti Sofia. Pesëmbëdhjetë të tjerë ishin oficerë policie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat