Seri e tërmeteve në Hungari: Mëngjesin e sotëm kishte lëkundje edhe më të fuqishme

Evropë

Seri e tërmeteve në Hungari: Mëngjesin e sotëm kishte lëkundje edhe më të fuqishme

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Hungaria u godit nga një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm, pak para orës 04:00.

Tërmeti u regjistrua në orën 03:52 të mëngjesit dhe epiqendra ishte afër Sarvashit.

Pak më vonë, në orën 05:13, pasoi një tërmet me magnitudë 3.5 ballësh, raportojnë mediat hungareze.

Observatori sizmologjik njoftoi se në atë zonë priten pasgoditje.

Kujtojmë se pjesa jugore e Hungarisë u godit nga dy tërmete me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter gjatë ditës së shtune.

Ndryshe, nuk raportohet për viktima apo dëme të shumta materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat