Burri vret bashkëshorten dhe më pas kreu vetëvrasje në Bosnje-Hercegovinë

Evropë

Burri vret bashkëshorten dhe më pas kreu vetëvrasje në Bosnje-Hercegovinë

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Të dielën në mbrëmje në Bosnje-Hercegovinë ka ndodhur një krim i rëndë familjar.

Rreth orës 21:10 në Zhivinice, në lagjen Podgajevi, një burrë ka vrarë bashkëshorten dhe më pas është vetëvrarë, raporron klix.ba.

Burri me iniciale M.A. (i lindur në vitin 1965) ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë gruan e inicialeve Ç.T. (viti 1971).

Pas kësaj, ai vendosi të bënte vetëvrasje, ka mësuar mediumi boshnjak.

Policët do të kryejnë hetime, ndërsa për gjithçka është njoftuar prokurori i Prokurorisë së Kantonit të Tuzlës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat