Një viktimë pas zjarreve në Prodromos të Greqisë, u përpoq për të shpëtuar delet e tij

Evropë

Një viktimë pas zjarreve në Prodromos të Greqisë, u përpoq për të shpëtuar delet e tij

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Një person vdiq sot pas një zjarri që shpërtheu herët në mëngjes në Prodromos, rajoni i Boeotias.

Sipas policisë, i vdekuri, një bari 80-vjeçar, ka nxituar për të shpëtuar delet e tij pasi ka marrë një mesazh për të evakuar fshatin.

“Fronti i zjarrit është shumë i madh dhe në zonë po fryjnë erëra të forta. Ne po përpiqemi shumë ta kontrollojmë”, tha kryetari i bashkisë së Thivës, Giorgos Anastassiou.

Sipas kryebashkiakut, një vendbanim pranë fshatit Sarantis është evakuar pas një mesazhi të dërguar në numrin e urgjencës 112.

“Katër helikopterë dhe forcat zjarrfikëse po operojnë në zonë. Është shumë e vështirë pasi avionët zjarrfikës nuk mund të fluturojnë me erë kaq të fortë”, tha kryebashkiaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat