Tmerr në një spital në Greqi, i riu hyn me një bidon benzinë dhe kërcënon mjekët se do t’i djegë

Evropë

Tmerr në një spital në Greqi, i riu hyn me një bidon benzinë dhe kërcënon mjekët se do t’i djegë

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Terror në spitalin e Korinthit, kur një 25 vjeçar hyri me një bidon benzinë ​​duke kërcënuar mjekët. Mjekët dhe infermierët që më parë e kishin ekzaminuar të riun, u përpoqën ta bindin që të linte bidonin, por ai vazhdoi t’i kërcënonte.

Pasi policia ka mbërritur në vendngjarje, 25 vjeçari është larguar me vrap.

Kryetari i Shoqatës së Mjekëve të Korinthit, Chrysovalantis Mellos, tha se 25 vjeçari shkaktoi kaos pasi në urgjencë kishte shumë njerëz.

Siç ka deklaruar ai, pa ndihmën e pacientëve të tjerë, të cilët kanë marrë edhe kërcënime, situata nuk mund të shpëtohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat