Ukraina ta harrojë fitoren, gjenerali italian ngre alarmin: Duhet të nisin negociatat, ja kushtet kryesore të Putinit

Evropë

Ukraina ta harrojë fitoren, gjenerali italian ngre alarmin: Duhet të nisin negociatat, ja kushtet kryesore të Putinit

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 08:02
Vladimir Putin

"Në nivelin ushtarak, një fitore e Ukrainës nuk mund të imagjinohet, ne duhet ta marrim parasysh atë dhe të ulemi në tryezën e bisedimeve", kështu ka thënë gjenerali Marco Bertolini, i lindur në 1953, në pension në 2016, për “Libero”, me një karrierë prestigjioze në krye të IOC dhe Folgore, në krye të misioneve delikate ndërkombëtare në Afganistan, Liban, Somali, Bosnjë dhe Kosovë. “Kjo luftë duhej të ndalohej shumë më shpejt, por muajt e fundit është ushqyer opinioni publik me pritjen e një fitoreje të pamundshme në terren. Ukrainasit nuk janë në gjendje të mbizotërojnë”, tha ai.

Sipas tij, kundërofensiva ukrainase është e destinuar të dështojë. 

“Objektivat e Kievit nuk janë të arritshme, as në mënyrën dhe as në kohën e parashikuar.

Kundërofensiva po ecën ngadalë, i vetmi përparim ishte në Kharkiv. Pak ditë më parë, Jenssen, shefi i kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Stoltenberg, ngriti mundësinë që Ukraina t'i dorëzonte një pjesë të territoreve të saj Moskës në këmbim të hyrjes në NATO. Deri vonë, nuk mund të përmendej. Tani skepticizmi për aftësitë reale të Ukrainës po fiton terren edhe në Perëndim”, tha Bertolini. Gjenerali theksoi, se Rusia do të ketë kushtet e saj, kur bëhet fjala për armëpushim.

“Është një dramë e frikshme që duhej të ndalohej më shpejt.

Me sa duket, shumë e kanë kuptuar se mundësia për të ripushtuar të gjithë territorin e pushtuar nga rusët nuk është realiste. Megjithatë, është e qartë se një armëpushim nuk mund të mjaftojë për rusët sepse më vonë, Ukraina mund të anëtarësohet në NATO dhe do të jetë në gjendje të rihapë armiqësitë”, tha gjenerali. Sipas tij, konflikti mund të mbyllet vetëm me negociata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat