Mediat serbe: Nis takimi Vuçiq-Zelensky

Evropë

Mediat serbe: Nis takimi Vuçiq-Zelensky

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 08:50
Volodymyr Zelensky dhe Aleksandar Vuçiq

Takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka filluar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në Athinë, njoftoi Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).

Siç thuhet nga RTS, takimi pritet të zgjasë rreth gjysmë ore.

Vuçiq sot do të takohet edhe me presidentin malazez Jakov Milatoviq dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Ata të hënën në mbrëmje organizuan një darkë jozyrtare për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët evropianë me rastin e 20 vjetorit të Bashkimit Evropian – Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat