Furnizimi i Ukrainës me avionët F-16, reagon ashpër Rusia dhe kërcënon Perëndimin

Evropë

Furnizimi i Ukrainës me avionët F-16, reagon ashpër Rusia dhe kërcënon Perëndimin

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Rusia dënoi sot vendimin e Danimarkës dhe Holandës për të ofruar avionë luftarakë F-16 për Ukrainën, duke theksuar se masa do të përshkallëzonte konfliktin. Danimarka dhe Holanda njoftuan të dielën se do të furnizojnë Ukrainën me F-16, gjashtë prej të cilëve pritet të dorëzohen në fillim të vitit të ardhshëm.

“Fakti që Danimarka tani ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës 19 avionë F-16 çon në një përshkallëzim të konfliktit.

Duke u fshehur pas supozimit se Ukraina duhet të përcaktojë vetë kushtet për paqen, Danimarka kërkon me veprimet e saj që të mos i lërë Ukrainës zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë konfrontimin ushtarak me Rusinë”, tha ambasadori rus në Danimarkë, Vladimir Barbin në një deklaratë.

Ministri danez i Mbrojtjes, Jakob Elleman-Jensen tha se Ukraina do të jetë në gjendje të përdorë avionët luftarakë të ofruara vetëm brenda territorit të saj. “Ne ofrojmë armë me kusht që ato të përdoren për të dëbuar armikun nga territori i Ukrainës. Dhe për asgjë përtej kësaj”, theksoi sot ministri danez i Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat