Pamjet dramatike tregojnë se si piloti i forcave ajrore britanike ballafaqohet me tre aeroplanë rusë

Evropë

Pamjet dramatike tregojnë se si piloti i forcave ajrore britanike ballafaqohet me tre aeroplanë rusë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:39

Piloti i aeroplanit të forcave ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, konfrontohet me tre aeroplanë rusë, në kohën kur tensionet mes Perëndimit dhe Vladimir Putinit janë rritur.

Pamjet dramatike që janë filmuar nga brendësia e kabinës së pilotit të aeroplanit Typhoon, shfaq pilotin i cili i ekspozohet rrezikut nga tre aeroplanët rusë që ishin ngritur në qiell mbi Evropë.

Në video shihen tre aeroplanët rusë që vazhdimisht i afrohen aeroplanit britanik dhe tentojnë ta monitorojnë. Madje në një moment piloti britanik Jake humb nga ekrani njërin nga aeroplanët rusë.

Videoja është publikuar si pjesë e një dokumentari të Channel 4 të quajtur “Top Guns: Insider The RAF”, që i jep shikuesve mundësinë të shohin pamje nga brendësia e kabinës së pilotëve.

Kjo nuk është hera e parë që aeroplanët e ushtrisë ruse, tentojnë të pengojnë punën e aeroplanëve të vendeve perëndimore.

Madje kohë më parë një dron i ushtrisë amerikane Reaper ishte goditur me “bisht” të aeroplanit rus – ku si pasojë operatori u detyrua ta rrëzojë në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat