“Profesionalizmi” i ushtrisë së Putinit, shtien me armë gjatë një eventi dhe tmerrojnë turmën – lëndohen fëmijët rusë që ishin prezentë

Evropë

“Profesionalizmi” i ushtrisë së Putinit, shtien me armë gjatë një eventi dhe tmerrojnë turmën – lëndohen fëmijët rusë që ishin prezentë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Ky është momenti kur forcat e Vladimir Putinit fillojnë të shtien me armë në prezencë të turmës që ishte kryesisht me fëmijë, që filluan të bërtasin dhe qajnë nga frika – madje një djalë 4-vjeçar u dërgua në spital si pasojë e lëndimit në kokë.

Në videon amatore, shfaqet grupi i pjesëtarë të grupit të ushtarëve rusë nga Garda Kombëtare, të cilët gjatë një performancë shtien me armë para spektatorëve – duke shkrepur plumba për stërvitje (jovdekjeprurës).

Por fëmijët që ishin në turmë shihen duke mbuluar fytyrën dhe veshët nga shpërthimet e fuqishme që shkaktohen nga “elita” e armëve të RosGvardia, në ngjarjen që u organizua në qytetin Elektrostal, 45 kilometra në lindje të Moskës.

“Qfarë (po ndodhë) me ty? A të goditi diçka”, dëgjohet duke bërtitur një grua, e cila vazhdoi “eja këtu… a të goditi diçka? Qetësohu”.

Disa sekonda më vonë kupton se djali i saj ishte lënduar. Ai kishte pësuar lëndime pasi baroti që vetëm bën zhurmë kishte kërcyer nga arma dhe kishte prekur fytyrën e tij.

Ai së bashku me një grua 54-vjeçe u dërguan në spitalin më të afërt për trajtim, nga ku u bë e ditur se kishin pësuar lëndime në fytyrë.

Gruaja kishte thyer dy dhëmbët, lënduar qafën dhe mjekët kishin propozuar një ndërhyrje kirurgjike për të shmangur më të keqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat