Kostresh: Vuçiç vetëm po largon Serbinë nga BE

Evropë

Kostresh: Vuçiç vetëm po largon Serbinë nga BE

Nga: F. B. Më: 22 gusht 2023 Në ora: 15:34
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Ligës social-demokrate të Vojvodinës Bojan Kostresh ka vlerësuar se presidenti i Serbisë “ vetëm po largon Serbinë nga BE – por nuk do arrijë të ndryshoj rrjedhën e historisë, sikurse nuk ia ka dal sa herë që u përpjek", shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.

Kostresh në një deklaratë të shkruar nënvizoi se nga Vuçiç askush nuk kërkoi “asgjë më shumë nga vendet tjera të BE-së”, por ai përmes “postës mediatike” po tenton të bind qytetarët e Serbisë se ai është viktimë e presioneve të mëdha.

“Nëse vërtetë sinqerisht duan të hyjnë në BE, pushteti i Serbisë duhet të bëjë atë që po bëjnë të gjithë fqinjët tanë – të pranojnë politikën dhe vlerat e kontinentit në të cilin jetojmë dhe të harmonizojnë politikën e jashtme me politikën e BE-së” deklaroi kreu i LSV.

Kostresh vlerësoi edhe se "bota të cilës i gëzohet Vuçiç” nga teoricienti i mashtrimeve deri tek autokrati agresiv, nuk është “bota të cilën i gëzohen vojvodinasit” dhe të cilën e meritojnë qytetarët e Serbisë.

"Vojvodinasit duan të ardhme në BE – të ardhme të lirisë së lëvizjes, jetë të mirë dhe institucione të fuqishme. Vojvodinasit janë lokomotivë evropiane e Serbisë” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat