Pas Greqisë, zjarre ‘apokaliptike’ edhe në Turqi

Evropë

Pas Greqisë, zjarre ‘apokaliptike’ edhe në Turqi

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 20:58

Situatë dramatike pranë ngushticës së Dardaneleve.

Zjarri i përmasave të mëdha bëri që trafiku detar në ngushticat e Dardaneleve të ppezullohej pasditen e sotme. Lajmin e njoftoi Ministria turke e Transportit.

"Trafiku detar është pezulluar përkohësisht në drejtimin jug-veri dhe është kufizuar në një rrugë, për shkak të një zjarri pyjor në rajonin Kepsez", tha ministria.

Shërbimi i anijeve Tribeca theksoi se "trafiku në Dardanele u pezullua në të dy drejtimet në orën 18:45 të ditës së sotme, pasi avionët zjarrfikës që operojnë në zonë pompojnë ujin nga deti".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat