Mbyllet ngushtica e Dardaneleve për shkak të zjarreve në Turqi

Evropë

Mbyllet ngushtica e Dardaneleve për shkak të zjarreve në Turqi

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Për shkak të një zjarri në një pyll në zonën e qytetit të Kepezës, ndërpritet përkohësisht qarkullimi i anijeve përmes ngushticës së Dardanelit.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë.

Trafiku i anijeve, siç specifikohet, është pezulluar në drejtimin jug-veri.

Dardanelet është një ngushticë detare në Turqinë veriperëndimore, që lidh detin Egje me atë Marmara.

Ngushtica është 61 kilometra e gjatë dhe vetëm 1.2 deri në 6 kilometra e gjerë, me një thellësi mesatare prej 55 metrash (thellësia maksimale është 81 m).

Uji rrjedh në të dy drejtimet përgjatë këtij kalimi detar: nga deti Marmara drejt detit Egje nëpërmjet rrymës sipërfaqësore dhe në drejtim të kundërt nëpërmjet rrymës nënujore, të thellë.

Ashtu si Bosfori në veri, Dardanelet e ndajnë Evropën nga Azia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat