LIVE: Misteret e vdekjes së Prigozhinit, publikohen pamje të reja të rrëzimit të aeroplanit – reagimi befasues i Lukashenkos

Evropë

LIVE: Misteret e vdekjes së Prigozhinit, publikohen pamje të reja të rrëzimit të aeroplanit – reagimi befasues i Lukashenkos

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 07:12 Përditësuar në ora: 21:40 më 25.08.2023
Zona ku u rrëzua aeroplani i Prigozhinit

Kreu i ushtrisë amerikane, Milley: Ukrainasit depërtuan në linjat e para të mbrojtjes ruse në Zaporizhzhia

Mark Milley, shefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave Amerikane, tha se duket që luftëtarët ukrainas depërtuan në linjat e para të mbrojtjes ruse në Zaporizhzhia.

“Ka gjithnjë e më shumë shenja se forcat ukrainase kanë thyer vijën e parë të mbrojtjes ruse përgjatë një pjese të vijës së frontit jugor në rajonin e Zaporizhzhia dhe po zgjerojnë fushëveprimin në drejtim të qytetit strategjik të Tokmak”, deklaroi Milley.

Tani disa blogerë ushtarakë rusë po pikturojnë një pamje të zymtë të situatës së vijës së parë për forcat e Moskës në jug të Ukrainës.

Në veçanti, një bloger ushtarak rus tha se forcat e armatosura të Ukrainës në jug po përparojnë drejt Novoprokopivka (këtë e konfirmoi Shtabi i Përgjithshëm të premten), dhe ata gjithashtu kanë nisur një ofensivë paralele në zonën Verbova në lindje, me artileri të rëndë mbështetje në të dyja pikat.

Disa “korrespondentë të luftës” rusë po raportojnë se Ukraina po përdor aeroplan për të mbuluar këmbësorinë në avancim dhe ka hedhur municion shtesë në zonën e Mala Tokmacka.

Ata thonë gjithashtu se trupat ruse duhet të mbajnë pozicionet e tyre edhe për të paktën një muaj e gjysmë në mënyrë që të përpiqen të arrijnë sukses në pjesën tjetër të frontit dhe të ndryshojnë situatën në fushën e betejës.

Gjenerali deklaroi gjithashtu se trupat ukrainase kishin arritur të depërtojnë vijën kryesore të parë të mbrojtjes që rusët kishin përgatitur për disa muaj. Në të njëjtën kohë, ai e quajti ofensivën ukrainase, e cila po vazhdon prej tetë javësh, “shumë të ngadaltë”.

Copëza të tjera u gjetën rreth tre kilometra larg zonës ku u rrëzua aeroplani i Prigozhinit

Imazhe të reja janë publikuar pas rrëzimit të aeroplanit ku mbeti i vdekur kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë në bord.

Këto pamje tani duket se tregojnë pajisjen zbarkuese dhe një krah të aeroplanit të rrëzuar.

Kanali rus në Telegram, 112 postoi foto dhe video të mbeturinave të cilat sipas faqes ranë 3 kilometra nga vendi i ku u rrëzua aeroplani jashtë qytetit të Moskës.

Sipas këtij kanali, krahu dhe pajisjet zbarkuese u gjetën u nxorën nga lumi Ladyzhenka në rajonin Tver, “disa qindra metra larg vendit ku u gjet bishti i aeroplanit”.

Pamjet nuk janë verifikuar, por një foto duket se tregun krahun me një numër serial që përputhet me atë të aeroplanit Embraer që u rrëzua të mërkurën.

“Ne ishim miq për një kohë të gjatë”, udhëheqësi çeçen Kadyrov mban zi për vdekjen e Prigozhin

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e supozuar të Yevgeny Prigozhin.

“Vdekja e tij është një humbje e madhe për të gjithë shtetin”, shkroi ai mbrëmë në Telegram, pak pasi presidenti rus Vladimir Putin foli për vdekjen e kreut të kompanisë mercenare Wagner.

Kadyrov gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e Prigozhin.

Kadyrov dhe Prigozhin të dy morën pjesë në pushtimin rus të Ukrainës. Për një kohë ata u shfaqën të bashkuar në kritikat e tyre ndaj udhëheqjes ushtarake ruse, por në fund të dy burrat u përplasën.

“Ne ishim miq për një kohë të gjatë,” tha Kadyrov në postimin në Telegram, një ditë pasi Prigozhin u supozua i vdekur në një aksident avioni.

Prigozhin nuk po e shihte pamjen e madhe muajt e fundit, tha ai. “Unë i kërkova atij të lërë mënjanë ambiciet e tij personale në favor të çështjeve me rëndësi më të madhe për shtetin,” theksoi Kadyrov.

Lukashenko: Prigozhinin e kam paralajmëruar se mund ta ketë një fund fatal, Putin nuk është fajtor

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se ai “nuk mund ta imagjinojë” se Vladimir Putin të jetë përfshirë në rrëzimin e aeroplanit në të cilin thuhet se ishte Yevgeny Prigozhin.

Ai tha se “është një punë shumë e ashpër dhe joprofesionale” që presidenti rus ta ketë urdhëruar rrëzimin e aeroplanit, raporton skynews.

“Unë e njoh Putinin – ai llogaritur gjithçka, ai është shumë i qetë, madje ndonjëherë vonohet”, tha lideri bjellorus. “Nuk mund ta imagjinoj se ai e ka bërë këtë, Putin nuk është fajtor”.

Lukashenko gjithashtu deklaroi se i kishte paralajmëruar shefat e mercenarëve, Prigozhinin dhe Dmitry Utkin – i cili besohet se i ka dhënë emrin grupit Wagner – të jenë vigjilentë ndaj kërcënimeve të mundshme ndaj jetës së tyre.

Presidenti bjellorus deklaroi se i ka thënë Prigozhinit teksa drejtonte marsh kryengritës drejt Moskës dy muaj më parë se ai do të “vdiste”.

Prigozhin thuhet se u përgjigj, “në ferr edhe nëse do të vdes”.

Në lidhje me atë nëse luftëtarët e Wagnerit do të qëndronin në Bjellorusi si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar për t’i dhënë fund rebelimit jetëshkurtër, Lukashenko tha se “për sa kohë që ne kemi nevojë për këtë njësi, ata do të jetojnë dhe punojnë me ne”. 

Rusia pretendon se ka rrëzuar 42 dronë ukrainas

Rusia tha sot se ka rrëzuar dhjetëra dronë të lëshuar nga Ukraina.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 42 dronë u shkatërruan mbi Krime, nëntë u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore, 33 nga përdorimimi i mjeteve elektronike.

Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Nuk pati njoftime për viktima.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së tha të enjten se do të trajnojë ukrainasit për përdorimin dhe mirëmbajtjen e avionëve luftarakë F-16.

Departamenti i Mbrojtjes tha në një deklaratë se trajnimi do të mbahet në bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Morris në Tucson, Arizona.

Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder tha se trajnimi nga Shtetet e Bashkuara është në vazhdën e përpjekjeve ndërkombëtare për të zhvilluar dhe forcuar mbrojtjen e Ukrainës në terma afatgjatë.

Trajnimi do të fillojë në tetor, pasi ukrainasit të përfundojnë një kurs të gjuhës angleze që do të fillojë në shtator, raporton VOA.

Ndërkohë, Norvegjia po i dhuron Ukrainës avionë luftarakë F-16, tha kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere gjatë një vizite në Kiev të enjten.

Numri i saktë i avionëve të dhuruar nuk ishte i qartë, por kryeministri tha se ndoshta do të ishte më pak se 10.

Norvegjia është vendi i tretë evropian, pas Holandës dhe Danimarkës, që njofton dhurimin e avionëve luftarakë për t'u përdorur në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Po të enjten, Shtetet e Bashkuara njoftuan vendosjen e sanksioneve ndaj 11 personave dhe 2 subjekteve që thuhet se janë të lidhura me zhvendosjen dhe transferimin e detyruar të fëmijëve të Ukrainës, ndërsa Uashingtoni rrit presionin ndaj Moskës për agresionin e saj në Ukrainë.

Qeveria e Ukrainës vlerëson se autoritetet ruse kanë dëbuar dhe/ose zhvendosur me forcë mbi 19,500 fëmijë nga shtëpitë e tyre që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022.

A do të marrë pjesë Putini në varrimin e Prigozhinit?

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka mbajtur të premten një konferencë për media lidhur me rrëzimin e aeroplanit ku pretendohet se humbi jetën shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Peskov nuk u përgjigj nëse Moska e kishte konfirmuar se Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar.

Në vend të kësaj, ai përsëriti se rezultatet e një hetimi do të publikohen sapo të jenë gati për konsum publik.

Vendet perëndimore thonë se ende nuk ka prova të sakta nëse Prigozhin me të vërtet ka vdekur.

Peskov tha gjithashtu se është e pamundur të dihet nëse presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin, sepse presidenti sipas tij ka “një orar shumë të ngarkuar”.

Të mërkurën, Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë në bord humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit në rajonin Tver të Rusisë.

Inteligjenca britanike: Prigozhin ka shumë gjasa të ketë vdekur, por ende s’ka konfirmim

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë thotë se ka “shumë gjasa” që themeluesi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, të ketë vdekur nga rrëzimi i avionit në fillim të kësaj jave, megjithëse konfirmimi përfundimtar nuk ka ardhur ende nga zyrtarët rusë që hetojnë aksidentin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në fjalimin e tij të parë që nga rrëzimi vdekjeprurëse që vrau të dhjetë personat në bordin e avionit, foli më 24 gusht për Prigozhinin duke i shprehur fjalitë e tij në kohën e kaluar, ndërsa u dërgoi ngushëllimet e tij familjeve të viktimave. Emri i Prigozhinit ishte në listën e pasagjerëve të avionit.

Por, Putin nuk e konfirmoi zyrtarisht vdekjen e liderit të Wagnerit dhe Ministria Britanike e Mbrojtjes tha në një konferencë të inteligjencës më 25 gusht se megjithëse nuk ka ende “prova përfundimtare” që Prigozhini ishte në bord, “ka shumë gjasa që ai të jetë vërtet i vdekur”.

“Ai [Prigozhin] ishte një njeri i talentuar”, tha Putin më 24 gusht, por gjithashtu shtoi se ai ishte “një njeri me fat të vështirë [i cili] kishte bërë gabime të rënda në jetë”.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të gjithë atyre që humbën jetën”, shtoi ai.

Putin nuk i specifikoi “gabimet” e bëra nga njeriu që vetëm dy muaj më parë udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë. Prigozhin nuk u arrestua pas kryengritjes, por Putin e denoncoi kryengritjen si një “thikë pas shpine” dhe u zotua se do t’i ndëshkonte të gjithë “tradhtarët” e përfshirë.

Hetuesit janë duke analizuar rrënojat e avionit privat që i përkiste grupit Wagner, i cili u rrëzua gjatë rrugës për në Shën Petersburg nga Moska, duke mos lënë asnjë pasagjer të mbijetuar.

Vëzhguesi i fluturimeve Flightradar24 tregoi një avion brazilian Embraer 600 të regjistruar në emrin e grupit Wagner duke u zhdukur nga radarët herët në mbrëmjen e 23 gushtit. Menjëherë pas kësaj, u shfaqën video në rrjete sociale, ku shihej një aeroplan duke rënë nga qielli në një zonë rreth 300 kilometra në veri të Moskës, që përkonte me vendndodhjen e zhdukjes së avionit.

Pyetjet se a ishte Prigozhin në aeroplan apo jo, dhe rrethanat se përse u rrëzua avioni kanë çuar në spekulime se Putini qëndron prapa rrëzimit tw avionit.

Një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër më 24 qershor, kur luftëtarët e Wagnerit pushtuan qytetin jugor të Rostov-mbi-Don dhe marshuan deri në 200 kilometra larg Moskës. Një avion ushtarak rus u rrëzua gjatë kryengritjes dhe gjithsej 13 trupa të Forcave Ajrore ruse u vranë. Kjo cilësohet si sfida më serioze për Putinin në më shumë se dy dekadat e tij në pushtet.

Komandanti dhe bashkëthemeluesi i Wagnerit, Dmitry Utkin, u rendit gjithashtu në mesin e shtatë pasagjerëve në avion, tha autoriteti i aviacionit, duke cituar linjën ajrore. Dy pilotë dhe një stjuardesë ishin gjithashtu në bordin e avionit, tha autoriteti i aviacionit, duke shtuar se një hetim për incidentin ka nisur.

Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga Kremlini apo Ministria e Mbrojtjes se Prigozhini dhe Utkini vdiqën, por një kanal i lidhur me Wagnerin në platformën Telegram e shpalli atë të vdekur.

Kanali Gray Zone ("Zona gri" në shqip) e shpalli Prigozhin një hero dhe një patriot për të cilin tha se kishte vdekur në duart e njerëzve të paidentifikuar që i quajti "tradhtarë të Rusisë".

Gray Zone raportoi gjithashtu se një tjetër avion privat në pronësi të Prigozhinit u ul i sigurt në rajonin e Moskës. Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur ta verifikojë këtë informacion në mënyrë të pavarur.

Vdekja e Prigozhinit dhe Utkinit, nëse konfirmohet, do të ishte një goditje e rëndë për grupin Wagner, i cili ishte kyç në betejën e Rusisë për ta marrë në kontroll qytetin ukrainas të Bahmutit në fillim të këtij viti.

Kush është Wagneri?

Wagner është një ushtri mercenare ruse që u themelua në vitin 2014, sipas udhëheqësit të saj, Yevgeny Prigozhin.

Grupi ishte shumë aktiv në luftën në Ukrainë derisa u rebelua kundër ushtrisë ruse në muajin qershor.

Luftëtarët e Wagnerit tani raportohet se janë të vendosur në kampet ushtarake në Bjellorusi.

Ndërkohë, grupi është aktiv edhe në Afrikë dhe Lindje të Mesme.

Ushtarët e Wagnerit janë të vendosur gjithashtu në Siri, ku Rusia mbështet qeverinë e presidentit Bashar Assad në një luftë civile, dhe në Libi, ku ata luftuan përkrah forcave të komandantit Khalifa Hifter. Grupi ka vepruar gjithashtu në Republikën e Afrikës Qendrore dhe në Mali.

"Shkatërrimi i Prigozhinit pothuajse me siguri do të kishte një efekt thellësisht destabilizues për Grupin Wagner”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.

“Vakuumi i lidershipit të Wagnerit do të komplikohej nga raportet se edhe themeluesi dhe komandanti në terren, Dimitry Utkin, dhe shefi i logjistikës, Valery Chekalov, gjithashtu vdiqën”, shtoi tutje Ministria britanike.

Vendndodhja e shefit të Wagnerit ka qenë kryesisht një mister që nga rebelimi. Ai u shfaq në videon e tij të parë që nga rebelimi në fillim të kësaj jave. Në videon që besohet të jetë xhiruar në Afrikë dhe të publikuar më 21 gusht në kanalet e Telegram të lidhura me grupin Wagner, Prigozhin shihet duke qëndruar në një zonë shkretëtire me veshje ushtarake dhe me një pushkë në duar.

Më parë ai besohej se po lëvizte nëpër Rusi dhe Bjellorusi, ku trupat e Wagnerit kanë ngritur kampe për t'i trajnuar forcat e armatosura bjelloruse si pjesë e një marrëveshjeje të negociuar që ndihmoi në përfundimin e rebelimit.

Kryengritja e Wagnerit erdhi pas disa muajsh konfrontimesh intensive publike me udhëheqjen ushtarake të Rusisë mbi strategjinë e luftës në Ukrainë dhe furnizimet me municione.

Kremlini i cilëson gënjeshtra akuzat se vrau kreun e Wagnerit, Prigozhin

Kremlini tha se sugjerimet e Perëndimit se udhëheqësi mercenar rus Yevgeny Prigozhin ishte vrarë me urdhër të tij ishin një "gënjeshtër absolute", ndërsa nuk pranoi të konfirmonte përfundimisht vdekjen e kreut të grupit Wagner, duke përmendur nevojën për të pritur për rezultatet e testit.

Autoriteti i aviacionit të Rusisë ka deklaruar se Prigozhini, kreu i grupit mercenar Wagner, ishte në bordin e një avioni privat i cili u rrëzua mbrëmjen e së mërkurës në veriperëndim të Moskës. Nga rrëzimi u avionit nuk pati të mbijetuar.

Presidenti Vladimir Putin u përcolli ngushëllimet e tij familjeve të atyre që u vranë të enjten dhe përdori kohën e shkuar kur iu referua shefit të Wagnerit , duke thyer heshtjen e tij pas incidentit që ndodhi saktësisht dy muaj pasi kreu i grupit mercenar udhëhoqi një rebelim të shkurtër ndaj Moskës.

Zoti Putin përmendi disa "informacione paraprake" sipas të cilave Prigozhini dhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë në grupin mercenar Wagner ishin vrarë të gjithë dhe ndërsa e vlerësoi atë, tha gjithashtu se udhëheqësi i Wagnerit kishte bërë disa "gabime serioze".

Politikanët dhe analistët perëndimorë kanë sugjeruar se mund të ketë qenë ish presidenti Putin që urdhëroi të vritej Prigozhini në mënyrë që ta ndëshkonte atë për nisjen e kryengritjes së 23-34 qershorit kundër udhëheqjes së ushtrisë, e cila gjithashtu përfaqësonte sfidën më të madhe ndaj sundimit të Putinit që kur ai erdhi në pushtet në vitin 1999.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se këto akuza dhe shumë të tjera të ngjashme ishin të rreme.

Rusia i “preu kokën” grupit mercenar, Wagner në “qiell të hapur”, kush do ta zëvendësojë Yevgeny Prigozhin

Yevgeny Prigozhin kaloi pothuajse një dekadë duke ndërtuar grupin paraushtarak Wagner.Ai u bë një “faktor kyç” në përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë dhe trupat e Prigozhin ndihmuan në përhapjen e ndikimit rus në të gjithë globin, duke mbështetur aleatët e Presidentit Vladimir Putin në Afrikë dhe Siri.  Sipas ISW, do të kishte qenë presidenti rus Vladimir Putin ai që urdhëroi komandën ushtarake në Moskë të rrëzonte avionin e kreut të Wagner, për t'u hakmarrë për poshtërimin pas rebelimit të mercenarëve më 24 qershor. Një raport i Institutit Amerikan për Studimin e Luftës, i cituar nga mediat ukrainase, thekson se përfaqësuesit e forcave të armatosura ruse, veçanërisht ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerali Valery Gerasimov, nuk ka gjasa të kenë ekzekutuar Prigozhin pa urdhrin e Putinit. Tani vdekja e tij e raportuar ka ndezur një stuhi spekulimesh për të ardhmen e grupit mercenar. Zyrtarët perëndimorë të sigurisë po pyesin se kush do ta zërë vendin e tij dhe çfarë do të ndodhë me mercenarët që ai dikur udhëhiqte. Megjithatë, me siguri pasojat do të ndihen edhe në Rusi apo edhe në fushë-betejë, aty ku vazhdon lufta me Ukrainën.

Ndikimi në Rusi

Politologia e mirënjohur ruse Tatiana Stanovaya thotë se për një pjesë të konsiderueshme të publikut të politizuar dhe konservator rus, vdekja e Prigozhin është një rezultat i merituar. “Kjo do të frikësojë rusët, në vend që të nxisë protesta. Prandaj, nuk duhet të priten reagime të veçanta. Do të ketë inat dhe pakënaqësi, por jo pasoja politike”, pohon Stanovaja. Dhe politologu Aleksandar Baunov nga Qendra Carnegie në Moskë thotë se në një diktaturë, një nga mënyrat e ndëshkimit është t'i afrohesh armikut ose tradhtarit para se të shkatërrohet. “Kjo nuk do të ndikojë ndjeshëm në marrëdhëniet e brendshme politike dhe situatën në Rusi dhe në Kremlin”, thotë bashkëbiseduesi i Meduzës nga administrata e Putinit.

Hakmarrja e Wagner

Çfarë do të bëhet me mercenarët e grupit Wagner tani e tutje? Ushtria mercenare po përgatitet për "mobilizim të plotë", shkroi britanikja “Daily Mail” pas ngjarjes. Sipas medias ruse Readovka, Wagner e dinte mirë se çfarë të bënte në rast se Prigozhin ose Utkin vdisnin ose vriteshin. Ai plan është miratuar shumë kohë më parë.  “Në rastin e vdekjes së Prigozhinit, ekziston një mekanizëm i "mobilizimit të plotë", pavarësisht se kush është fajtori për vuajtjet e tij” tha burimi për Readovka. Aktualisht nuk dihet se çfarë përfshin mekanizmi në fjalë, dhe nuk dihet se si do të reagojë Wagner ndaj vdekjeve.  Kanalet në platformën e komunikimit Telegram të lidhura me Wagner postuan një sërë mesazhesh të zemëruara pas rrëzimit të avionit. Autorët e së njëjtës premtuan hakmarrje dhe thanë se përgjegjësit për rrëzimin e aeroplanit "tradhëtuan Rusinë". “Mund t’ju themi një gjë: Po largohemi, bëhuni gati”, shkruhet në një nga mesazhet.Forcat e sigurisë në Rostov-on-Don, një qytet i pushtuar shkurtimisht nga grupi Wagner gjatë kryengritjes së qershorit, janë vënë në gatishmëri pas vdekjes së Yevgeny Prigozhin.Moska duket se po i merr seriozisht kërcënimet, raporton The Times e Britanisë.

“Pasardhësi” i Prigozhin

Sakaq, emri më i rëndësishëm i mbetur në radhët e mercenarëve, që mund të marrë drejtimin është një nga miqtë më të ngushtë të Prigozhin, i njohur si vrasës gjakftohtë i luftës në Ukrainë. Bëhet fjalë për komandantin 42-vjeçar Anton Yelizarov,i vetmi lider i mbijetuar nga kupola e Wagner.  I njohur me nofkën “Lotus”, Yelizarov besohet se ka qenë i përfshirë në lëvizjet e grupit në Bjellorusi dhe ka komanduar Wagner gjatë betejës më të përgjakshme të luftës në Ukrainë.Ai udhëhoqi ofensivën e përgjakshme në Soledar, ku u vranë shumë ushtarë ukrainas dhe rusë gjatë betejës pesë mujore dhe më vonë mori emrin “pushtuesi i Soledarit” nga Prigozhin.Pavarësisht se filloi karrierën e tij ushtarake në Forcat e Armatosura Ruse, Yelizarov është një ndër ata që i ka kthyer shpinën Putinit dhe i është përkushtuar grupit mercenar, i cili ka në përbërje disa nga të burgosurit më të rrezikshëm të Rusisë.

Misteret e fundit tragjik të Prigozhin, nga bomba në një kuti vere tek tradhtia e njeriut të tij të besuar, si u rrëzua avioni me të cilin udhëtonte

Lajmi për rrëzimin e avionit me liderin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, mbërriti pasditen e vonë të së mërkurës më 23 gusht, duke tronditur gjithë botën, por edhe duke ngritur pikëpyetje të mëdha. Në bord ishte edhezëvendësi i tij, Dmitriy Utkin  dhe anëtarë të tjerë drejtues të kompanisë private ushtarake. Duke marrë parasysh emrat e personaliteteve të pritura brenda avionit, mendja e të gjithëve shkoi menjëherë te një sulm i mundshëm me qëllim “prerjen e kokës” së drejtuesve të Wagner, që komplotuan kundër Kremlinit më 24 qershor, duke marshuar drejt Moskës. Një hakmarrje e Putinit ndoshta ose njëpërballje brenda ushtrisë ruse. Për momentin, megjithatë, përcaktimi i dinamikës së fakteve, duket shumë i vështirë dhe e gjithë ngjarja është e rrethuar nga misteri.

Detajet për avionin

Avioni që u rrëzua më 23 gusht ishte nisur nga Moska dhe ishte nisur për në Shën Petersburg. Ai ishte një Embraer Legacy 600, pjesë e flotës së përdorur nga drejtuesi i kompanisë private ushtarake për shumicën e udhëtimeve të tij. Një ditë më parë, një video e Prigozhin e xhiruar në Afrikë dhe ndoshta në Mali ishte shfaqur në Telegram. Prandaj është e mundur që avioni të ketë marrë kreun e Wagner nga vendi afrikan për ta çuar fillimisht në Moskë dhe më pas në Shën Petersburg. Sipas njoftimeve nga Rosaviatsia, agjencia federale ruse për transportin ajror, automjeti i përplasur u rrëzua në tokë në orën 18:20 me orën lokale, 17:20 në Itali. Sërish sipas agjencisë ruse, nuk kishte patur asnjë sinjal alarmi në pajisjet në bord, as kërkesa për ndërhyrje nga ekuipazhi, që tregon se avioni kishte probleme.

Bomba në bord

Duke u nisur nga videot në mediat sociale, analistë të tjerë priren të besojnë se ishte një shpërthim i brendshëm që shkaktoi përplasjen e automjetit. Ideja e një ose më shumë bombave në bord u hodh fillimisht nga anëtarët e grupit Telegram Baza, të konsideruar si shumë afër burimeve të inteligjencës ruse. Gjithashtu, u raportuan edhe dëshmitë e disa banorëve në zonën e goditjes, të cilët deklaruan se kishin dëgjuar qartë të paktën dy shpërthime përpara se të shihnin rrëzimin e avionit. Hetuesit mendojnë se një bombë ishte vendosur në ndarjen e mjeteve të uljes.

Shpërthimi i tij do të kishte shkëputur krahun e avionit dhe do të shkaktonte ulje të presionit shpërthyes duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të pasagjerëve në bord. Pikërisht kjo do të ishte arsyeja pse bishti i avionit u gjet pesë kilometra larg trupit të avionit.Akoma më befasuese është hipoteza e ish-oficerit të inteligjencës britanike, Christopher Steele, ish-kreu i zyrës ruse të MI6, shërbimeve sekrete të Londrës, midis 2006 dhe 2009. Për të,mund të ketë qenë "një bombë në një kuti vere" e marrë si dhuratë nga pasagjerët që rrëzoi avionin.

Tradhtia

Sakaq, siç shkruan media italiane “Il Giornale”, Prigozhin u tradhtua nga Artem Stepanov, piloti i tij personal dhe ish-aksionari i Mnt-Aero, kompania ajrore që zotëron avionin që u rrëzua të mërkurën në rajonin Tver. I arratisur në Kamchatka para rrëzimit të avionit, burri dyshohet se kërkohet nga policia. Nuk ka asnjë lajm edhe për dy pronarët e tjerë të MNT-Aero, Olga Gubareva dhe Kirill Shcherbakov. Ukraina ka specifikuar se nuk ka asnjë lidhje me atë që ka ndodhur . "Vetëm propaganda ruse mund të hipotezojë mundësinë që një incident i rastësishëm mund të ndodhë në këtë rast. Është e qartë se ky është një akt i qëllimshëm terrorist", tha Andriy Yusov, i inteligjencës ushtarake ukrainase.

Ringjallja

Duhet të merret parasysh edhe dëshmia e familjarëve të njërës prej viktimave, përkatësisht stjuardesa Kristina Raspopova, që ndodhej në bord. Pak para nisjes, ajo dyshohet se u ankua te të afërmit për vonesa për shkak të riparimeve të paspecifikuara të konsideruara "të pazakonta”. Sakaq, kujtojmë se 4 vite më parë, Prigozhin u shpall i vdekur pas një përplasjeje të një avioni, por që u shfaq vetëm 3 ditë më vonë. Kjo ka ngritur mjaft dyshime, si në Rusi ashtu edhe në mbarë botën, nëse kryekasapi i Wagnerit mund të “ringjallet sërish edhe një herë tjetër nga të vdekurit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat