Kremlini i cilëson gënjeshtra akuzat se vrau kreun e Wagnerit, Prigozhin

Evropë

Kremlini i cilëson gënjeshtra akuzat se vrau kreun e Wagnerit, Prigozhin

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 17:20
Vladimir Putin dhe Prigozhin

Kremlini tha se sugjerimet e Perëndimit se udhëheqësi mercenar rus Yevgeny Prigozhin ishte vrarë me urdhër të tij ishin një "gënjeshtër absolute", ndërsa nuk pranoi të konfirmonte përfundimisht vdekjen e kreut të grupit Wagner, duke përmendur nevojën për të pritur për rezultatet e testit.

Autoriteti i aviacionit të Rusisë ka deklaruar se Prigozhini, kreu i grupit mercenar Wagner, ishte në bordin e një avioni privat i cili u rrëzua mbrëmjen e së mërkurës në veriperëndim të Moskës. Nga rrëzimi u avionit nuk pati të mbijetuar, raporton VOA.

Presidenti Vladimir Putin u përcolli ngushëllimet e tij familjeve të atyre që u vranë të enjten dhe përdori kohën e shkuar kur iu referua shefit të Wagnerit , duke thyer heshtjen e tij pas incidentit që ndodhi saktësisht dy muaj pasi kreu i grupit mercenar udhëhoqi një rebelim të shkurtër ndaj Moskës.

Zoti Putin përmendi disa "informacione paraprake" sipas të cilave Prigozhini dhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë në grupin mercenar Wagner ishin vrarë të gjithë dhe ndërsa e vlerësoi atë, tha gjithashtu se udhëheqësi i Wagnerit kishte bërë disa "gabime serioze".

Politikanët dhe analistët perëndimorë kanë sugjeruar se mund të ketë qenë ish presidenti Putin që urdhëroi të vritej Prigozhini në mënyrë që ta ndëshkonte atë për nisjen e kryengritjes së 23-34 qershorit kundër udhëheqjes së ushtrisë, e cila gjithashtu përfaqësonte sfidën më të madhe ndaj sundimit të Putinit që kur ai erdhi në pushtet në vitin 1999.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se këto akuza dhe shumë të tjera të ngjashme ishin të rreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat