Tërmet në Greqi, ku ishte epiqendra

Evropë

Tërmet në Greqi, ku ishte epiqendra

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është ndjerë mëngjesin e kësaj të diele në Greqi.

Sipas mediave vendase mësohet se lëkundjet janë ndjere rreth orës 06:09, në Rodos .

Epiqendra e tërmetit , sipas Institutit Gjeodinamik, ishte në det, 17 kilometra në veri të Embonit. Thellësia fokale është vlerësuar në 58 kilometra.

Fatmirësisht deri më tani nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat