Një tjetër natë ankthi për Greqinë, vazhdon lufta për shuarjen e vatrave të zjarrit

Evropë

Një tjetër natë ankthi për Greqinë, vazhdon lufta për shuarjen e vatrave të zjarrit

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 08:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tjetër natë ankthi ka vazhduar mbrëmë në shumë zona të Greqisë teksa vatrat e zjarrit vijojnë aktive dhe puna e zjarrfikësve po vazhdon pandërprerë.

Sipas raportimeve të mediave atje, numri i vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit ka qenë mbi 70.

Frontet më kritike të zjarrit, për momentin, ndodhen në Andros, ku flakët po favorizohen nga era, Evros dhe Rodop ku janë dërguar njoftime evakuimi.

Beteja me flakët vijon nga forcat e Zjarrfikësve në Evros, Parnitha dhe Beotia.

Po ashtu, bëhet e ditur se në njëzet e katër orët e fundit janë shënuar 75 zjarre të reja në pyje, shumica e të cilave, sipas zjarrfikësve, janë shuar menjëherë, në fazën fillestare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat