Sfida e rrezikshme në rrjetet sociale, të qëndrosh shtrirë mbi makinën që lëvizë 130 km/h

Evropë

Sfida e rrezikshme në rrjetet sociale, të qëndrosh shtrirë mbi makinën që lëvizë 130 km/h

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Një sfidë e re tepër e rrezikshme po përhapet masivisht në mesin e të rinjve që përdorin rrjetet sociale në Itali.

Sipas deputetit Francesco Emilio Borrelli, i cili ka publikuar një video të filmuar së fundmi në Napoli, sfida e re konsiston në shtrirjen e një personi mbi tavanin e një makine që lëviz me 130 km/h ose më shumë dhe një tjetër makinë paralel me të e filmon.

Videoja e bërë virale është publikuar më 25 gusht në rrjetet sociale nga deputeti dhe tregon dy aspekte me të cilat të rinjtë kërkojnë të rrëmbejnë sa më shumë shikueshmëri dhe pëlqime në rrjetet sociale.

Në të parën, personi që xhiron videon filmon shpejtësinë që tregon kilometrazhi, në këtë rast 130 km/h dhe e zhvendos më pas fokusin te tavani i makinës ku një person rri i shtrirë.

Më pas ndërrohet fokusi dhe përqendrohet te një tjetër makinë me shpejtësi më të ulët dhe muzikë që e ndjek nga pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat