Ushtari rus çorientohet dhe përfundon gabimisht në llogoren e ukrainasve, pamjet po bëjnë xhiron në internet

Evropë

Ushtari rus çorientohet dhe përfundon gabimisht në llogoren e ukrainasve, pamjet po bëjnë xhiron në internet

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Disa pamje të cilat po qarkullojnë me të madhe në internet tregojnë momentin kur një ushtar rus çorientohet gjatë luftimeve në rajonin e Donetskut duke përfunduar në një llogore ukrainase.

Siç raportohet, gjatë këtyre luftimeve një grup i luftëtarëve të huaj kishin hyrë në disa pozicione të rusëve dhe kishin vrarë secilin që ishin aty dhe më pas pritën për njësitë miqësore për të avancuar në vijën e frontit.

Pamjet u publikuan nga Ryan O’Leary i cili siç duket kishte qenë në mesin e këtyre luftëtarëve të huaj.

Ai tha se rusët kishin menduar se ishin kolegët e tyre prandaj kishin vrapuar në drejtim të tyre.

Njëri madje, siç shihet në video mbeti i shtangur kur e pa se në cilën grackë kishte rënë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat