Beteja e ashpër mes ushtarit ukrainas dhe trupave ruse, i vetëm arrin t’i eliminojë një nga një

Evropë

Beteja e ashpër mes ushtarit ukrainas dhe trupave ruse, i vetëm arrin t’i eliminojë një nga një

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Se luftimet e ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në pothuajse çdo pjesë të territorit të Ukrainës, e dëshmon një video e publikuar së fundmi nga ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Aty shihet një ushtar ukrainas i cili qëndron vetëm pak metra larg forcave ruse – të cilët arrin t’i likuidojë pa ndihmën e askujt.

Në videon e filmuar nga ajri, ushtari ukrainas shihet i shtrirë në tokë pak metra larg tre ushtarëve të gjallë rusë dhe disa tjerë që kishin mbetur të vrarë.

Me të parë se kishte të tjerë të gjallë, ai fillon t’i qëllojë ndërsa për asnjë moment nuk u pushtua nga paniku apo frika se ishte i vetëm kundër tyre.

Përkundrazi ai arriti t’i eliminojë një nga një duke i lënë të vrarë në fushëbetejë, ndërsa njëri që u fut në istikame goditet nga granata të cilën e hedhë në drejtim të tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat