Greqia blen më shumë se 100 dronë, do monitorojnë zjarret në kohë reale

Evropë

Greqia blen më shumë se 100 dronë, do monitorojnë zjarret në kohë reale

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Greqia po i drejtohet teknologjisë moderne për të luftuar zjarret, teksa flakët vijojnë të shpërthejnë.

Kryeministri grek, Mitsotakis është shprehur se zjarret vdekjeprurëse janë kryesisht rezultat i ndryshimeve klimatike, por ka edhe shkaqe të tjera.

Zjarri i fundit shpërtheu në rajonin verilindor të Evros të premten, në ditën e 14-të të zjarreve që kanë vrarë të paktën 20 njerëz.

Më shumë se 600 zjarrfikës janë thirrur për të luftuar flakët në pyjet e Greqisë.

Kryeministri Mitsotakis përmendi një valë të fortë të nxehti në korrik, më e gjata në Greqi në vitet e fundit, dhe më pas erërat jashtëzakonisht të forta si rrethana të këqija.

Ai tha se autoritetet kanë nisur hapat për të blerë më shumë se 100 dronë për të monitoruar zjarret në pyje në kohë reale. Është planifikuar gjithashtu instalimi i sensorëve të temperaturës në vendet arkeologjike dhe në pyjet me rrezik, ndërsa së shpejti do të punësohen rreth 500 shkencëtarë të pylltarisë dhe 1000 zjarrfikës të tjerë, tha Mitsotakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat