U përplas nga makina, vdes në krye të detyrës polici 46-vjeçar

Evropë

U përplas nga makina, vdes në krye të detyrës polici 46-vjeçar

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 09:33
Oficeri i policisë

Komuniteti lokal i Aleksandrisë është tronditur pas vdekjes së policit 46-vjeçar.

Ai mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti trafiku të ndodhur herët në mëngjes në qytetin e Imathia.

Oficeri i policisë, i cili shërbente në departamentin e Aleksandrisë, dha frymën e fundit në krye të detyrës teksa patrullonte me motorin e tij të shërbimit në qendër të qytetit.

Pak pas orës 08:30, motori i 46-vjeçarit është përplasur me një makinë që drejtohej nga një grua duke bërë që ai të dalë nga rruga, të zvarritet në tokë dhe të përplaset me një shtyllë elektrike.

Sipas informacioneve, dy mjetet e përfshira lëviznin me shpejtësi të ulët pasi në vendngjarje funksiononte një treg publik, por drejtuesi i mjetit i ka bllokuar rrugën dhe efektivi i Policisë ka humbur kontrollin e motorit.

Polici goditi me kokë shtyllën dhe megjithëse mbante helmetë, përplasja ishte fatale.

46-vjeçari, baba i 4 fëmijëve të mitur, ishte një anëtar veçanërisht i dashur i shoqërisë së Aleksandrisë dhe ishte zgjedhur kryetar i komunitetit lokal të Loutro, ku jetonte me familjen e tij.

Trupi i pajetë i policit të ndjerë është dorëzuar për nekropsi, ndërsa hetimet paraprake për rrethanat e aksidentit fatal të trafikut po kryhen nga Policia e Aleksandrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat