Përmbytje pas valëve të të nxehtit në Spanjë, dy viktima

Evropë

Përmbytje pas valëve të të nxehtit në Spanjë, dy viktima

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Shirat e dendur dhe stuhitë shkaktuan përmbytje në të gjithë Spanjën veriore dhe perëndimore të shtunën më 2 shtator, pasi valët e të nxehtit kanë djegur vendin gjatë gjithë verës.

Pas temperaturave të larta të gushtit, vendi u përfshi nga shira të rrëmbyeshëm, për të cilët agjencia spanjolle e motit AEMET tha se do të vazhdojnë deri të hënën më 4 shtator.

Mediat lokale raportuan se dy persona humbën jetën të shtunën teksa po zbrisnin në luginën Gorgol, në rajonin e Aragonit, i cili u godit nga stuhitë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat