Protesta e veçantë në Berlin, aktivistët mjedisorë bllokojnë rrugën duke kërcyer

Evropë

Protesta e veçantë në Berlin, aktivistët mjedisorë bllokojnë rrugën duke kërcyer

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 11:39
Protesta ne Berlin

Kur flasim për protesta ndër mend na vjen pamja tradicionale e njerëzve që bllokojnë rrugët e bërtasin për të drejtat e tyre dhe shpesh përleshjet me policinë.

Por aktivistët gjermanë të mjedisit kanë gjetur një mënyrë të vencantë për të bërë që zëri i tyre të dëgjohet, por edhe për të grumbulluar sa më tepër mbështetës për kauzën e tyre.

Ata bllokuan rrugën kryesore në Berlin, duke e kthyer atë në një pistë valllëzimi për qindra pjesëmarrës në demostratë.

Tymueset, topat me shkëlqim, dhe stendat e pijeve u vendosën mes tabelave rrugore dhe semaforëve përgjatë një aksi rreth 1 km. 

Me lejen e autoriteteve të Berlinit, klubet lokale e mbajtën rrugën të bllokuar nga pasditja deri të shtunën vonë në mbrëmje dhe luajtën muzikë me volum të lartë.

Aktivistët e klimës dhe banorët në Berlin demostruan kundër zgjatjes së autostradës me 6 korsi, që do të përshkojë disa lagje urbane duke shkatërruar objekte kulturore dhe disa nga klubet më të këndshme të natës në kryeqytetin gjerman.

Ata gjithashtu kërkojnë kufizime për shpejtësinë e automjeteve dhe masa të tjera për të reduktuar konsumin e karburanteve fosile.

Shtrirja autostradës do të kushtojë rreth 1 miliardë euro, që sipas mbrojtësve të klimës, këto para mund të shkojnë në transportin publik, korsitë e biçikletave dhe trotuaret më të mira

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat