Rekord, numri më i lartë për vitin 2023, në Britani mbërrijnë 872 migrantë në një ditë

Evropë

Rekord, numri më i lartë për vitin 2023, në Britani mbërrijnë 872 migrantë në një ditë

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Të shtunën, më 2 shtator, numri i emigrantëve që kaluan Kanalin Anglez ishte më i larti për vitin 2023. Sipas Home Office, 872 migrantë mbërritën me 15 varka të vogla në MB në kushte të favorshme moti.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të zbritur në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2023 tani është 21,032 me 436 varka të vogla sipas llogaritjeve të BBC. Shifra është më e vogël se ajo korresponduese në fund të gushtit 2022, kur 25,043 persona kishin ndërmarrë një udhëtim të rrezikshëm.

Hyrja e parregullt e emigrantëve në vend është një goditje për Rishi Sunak i cili është zotuar të ndalojë flukset si një prioritet kryesor i qeverisë së tij.

Kërkesat për azil nga migrantët që hyjnë në MB në këtë mënyrë do të bllokohen sipas legjislacionit të miratuar së fundmi nga Parlamenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat