Gjashtë dasmorë të vdekur, 40 të plagosur nga përplasja kokë më kokë me kamionin në Turqi

Evropë

Gjashtë dasmorë të vdekur, 40 të plagosur nga përplasja kokë më kokë me kamionin në Turqi

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 16:04
Turqia

Gjashtë pasagjerë që shkonin drejt një dasme u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën kur autobusi i tyre u përplas me një kamion qe humbi papritur kontrollin. Mjetii pasagjereve mbeti thuajse i varur në anë të humnerës në perëndim të Turqisë.

Sipas raportimeve për tragjedinë, shoferi i kamionit mbushur me rërë kishte humbur papritur kontrollin dhe goditi trafikun në ardhje, pasditen e të shtunës.

Pesë njerëz humbën jetën në vend raportonin mediat vendase, një tjetër vdiq në spital ndërsa thuajse të gjithë pasagjerët kishin marrë plagë nga përplasja tragjike.

Një nga viktimat emërohej nga media si oficeri policisë Birol Kucuk, teksa pamjet nga vendngjarja tregonin sesi autobusi kishte mbetur i varur rrezikshëm në anë të rrugës mbi humnerë, teksa pasagjerët mundoheshin të dilnin për të shpëtuar.

Zjarrfikës dhe ambulanca kishin ardhur në vendngjarje për të identifikuar viktimat. Shoferi i kamionit që kishte humbur ndjenjat u gjet më pas i rrëzuar në një pellg. Ai u emërua si Bekir Atman.

Policia tha se kishte hapur një hetim kriminal: “Autobusi i pasagjerëve po udhëtonte në autostradë nga Denizli drejt Ankara kur u godit nga kamioni me traga. 42 nga 48 njerëzit në autobus ishin plagosur, ndërsa 6 kanë humbur jetën. Një hetim kriminal është hapur menjëherë nga policia”.

Zhvillimi vjen vetëm disa javë pasi një autobus humbi kontrollin dhe doli nga rruga në Turqinë qendrore duke vrarë 12 njerëz e duke plagosur 19. Edhe në këtë rast zyrtarët thanë se shoferi kishte humbur ndjenjat dhe kontrollin teksa drejtonte mjetin më 21 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat