Në hyrje të një xhamie në Graz të Austrisë, persona të panjohur kanë lënë kokën e derrit

Evropë

Në hyrje të një xhamie në Graz të Austrisë, persona të panjohur kanë lënë kokën e derrit

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 18:34
Graz të Austrisë

Një person i panjohur apo edhe më shumë kanë lënë mbrëmë një kokë deri në hyrje të xhamisë në Graz të Austrisë.

Xhamia funksionon në kuadër të unionit turko-islamik austriak për Kulturë dhe Ndihmë Sociale (ATIB), transmeton Telegrafi.

“Dënojmë ashpër këtë sulm. Respekti për objektet e kultit, ndjenjat fetare dhe institucionet janë ndër segmentet e nevojshme të gjitha shoqërive moderne”, tha ATIB.

Ambasadori turk në Vjenë, Ozan Ceyhun, në një deklaratë dhënë për Anadolu Agency ka dënuar sulmin, që kishte për qëllim siç tha ai provokimin. Ceyhun shtoi se pret rezultate pas kryerjes së hetimeve nga ana e policisë austriake.

Umit Vural, kreu i komunitetit të myslimanëve në Austri (IGGO) që përfaqëson myslimanët që jetojnë në Austri, ka thënë se po përcjellin me kujdes sulmin në xhami dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale.

“Për fat të keq, xhamitë tona janë cak i sulmeve prej vitesh në Graz. Këtë çështje duhet kuptuar me shumë seriozitet. Dënojmë këtë sulm”, shtoi Vural. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat