Rezervuari i aeroplanit luftarak të ushtrisë turke bie mbi dy vetura të parkuara në Ankara – nuk raportohet për viktima apo të lënduar

Evropë

Rezervuari i aeroplanit luftarak të ushtrisë turke bie mbi dy vetura të parkuara në Ankara – nuk raportohet për viktima apo të lënduar

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 23:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Një rezervuar i aeroplanit luftarak ka shkatërruar dy vetura në një parking në Turqi, pasi ka rënë nga qielli.

Rezervuari i aeroplanit F-4 Phantom II i përket forcave ajrore turke, që ra mbi veturat e parkuara në selinë e kompanisë TPAO (kompania shtetërore e naftës që është në pronësi të qeverisë turke) në Ankara.

Videoja amatore shfaq rezervuarin gjigant që ka rënë nga qielli dhe ka përfunduar mbi dy vetura të parkuara. Mbetjet e rezervuarit kishin shkatërruar edhe veturën e tretë që ishte parkuar afër.

Pamjet janë filmuar nga një kalimtar rasti, ku shihet rezervuari mbi dy veturat. Për fat të mirë nuk ka pasur të vdekur apo të lënduar nga ky aksident.

Pas intervenimit të ekipeve kompetente, rezervuari është larguar nga pjesa perëndimore e Ankarasë – ku po mbahej festivali i aviacionit, dhe është kthyer në bazën ajrore në Eskisehir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat