Nuk ka qetësi për Greqinë/ Nga zjarri në shi

Evropë

Nuk ka qetësi për Greqinë/ Nga zjarri në shi

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 07:11
Greqi

Pas zjarreve të mëdha disajavore në rajonin verilindor Evros, të konsideruara si më të mëdhenjtë në Evropë në dy dekadat e fundit, Greqia pritet të përballet me shi të dendur dhe stuhi, tha sot Observatori Kombëtar i Athinës.

Fronti i motit të ftohtë, do të sjellë shira dhe erëra të forta, si dhe stuhi të shpeshta.

Ai do të përfshijë pjesën më të madhe të vendit nga e hëna deri të mërkurën, tha observatori, duke shtuar se temperaturat e ajrit parashikohet të bien deri në 10 gradë Celsius.

Ndërkohë, Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile këshilloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga rreziqet që sjellin dukuritë e rënda të motit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat