Kancelari gjerman: 15 milionë makina elektrike në rrugët e vendit deri në vitin 2030

Evropë

Kancelari gjerman: 15 milionë makina elektrike në rrugët e vendit deri në vitin 2030

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se Gjermania po i qëndron objektivit për të nxjerrë në rrugë 15 milionë makina elektrike deri në vitin 2030.

Në fjalimin e tij të hapjes në Panairin Ndërkombëtar të Makinave në Mynih (IAA), Scholz u bëri thirrje prodhuesve që të ofrojnë makina më të përballueshme.

Qëllimi nuk është i ri, ajo që është e re është se ne po e zbatojmë atë gjithashtu”, tha Scholz.

Lidhur me konkurrencën nga Kina, e cila ishte shumë e pranishme në IAA, kancelari gjerman me vendosmëri hodhi poshtë çdo frikë se industria gjermane e automobilave mund të lihet pas.

Konkurrenca duhet të na nxisë, jo të na trembë”, tha ai.

Scholz theksoi se edhe në të kaluarën ka pasur shqetësime për konkurrencën nga jashtë, vetëm se në atë kohë ishte për prodhuesit japonezë dhe më vonë koreanë.

“Gjermania ende është pika kryesore e industrisë së automobilave dhe do të mbetet e tillë”, u shpreh Scholz.

Megjithatë, tha ai, qëllimi duhet të jetë “lëvizshmëria neutrale ndaj klimës në Gjermani dhe nga Gjermania”.

“Ne duhet të lëvizim në një mënyrë që të mos dëmtojmë natyrën, si në këtë vend ashtu edhe në mbarë botën”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat