​Këtu radhitet Italia sa i përket kujdesit shëndetësor në BE

Evropë

​Këtu radhitet Italia sa i përket kujdesit shëndetësor në BE

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 20:49
Elly Schlein

Italia renditet në vendin e 16 prej 27 vendeve të Bashkimit Evropian për ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe shpenzimet e kujdesit shëndetësor.

Për këtë ka folur udhëheqësja e Partisë Demokratike (PD) të Italisë, Elly Schlein, e cila ka thënë në Paris të martën se ishte "e papranueshme" që Italia të renditej vetëm e 16-ta, shkruan ANSA.

Ajo ka thënë se qeveria italiane po ndërpret më shumë shërbime shëndetësore dhe kjo ishte "e papranueshme".

“Kjo duhet parë në këndvështrimin e shifrave të GIMBE (fondacionit shëndetësor) nga sot që e vendosin vendin tonë në vendin e 16-të në Evropë dhe të fundit në G7 (grupi i shtatë vendeve me ekonomitë me të përparuara në botë) për investimet për person në shërbimin shëndetësor publik.

Ne nga ana tjetër mendojmë se italianët meritojnë të drejtën e shëndetit të parashikuar në Kushtetutë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat