E pranojnë edhe rusët që ukrainasit i dëbuan nga Robotyne

Evropë

E pranojnë edhe rusët që ukrainasit i dëbuan nga Robotyne

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Forcat ukrainase së fundmi kanë njoftuar se kanë rikthyer kontrollin mbi Robotyne, dhe duket se edhe Rusia më në fund e ka pranuar që trupat e saj janë tërhequr nga fshati në rajonin Zaporizhzhia.

“Ushtria ruse është larguar – në aspektin taktik është larguar, të qëndrosh në një sipërfaqe ‘të zhveshur; kur nuk ka asnjë mënyrë të gërmohet – nuk ka kuptim”, tha Yevgeny Batilsky, zyrtari i lartë që u vendosë nga Moska në atë rajon.

“Për këtë arsye ushtria ruse është pozicionuar në kodra”, shtoi Batilsky.

E siç është bërë e ditur nga Kievi, ukrainasit kanë arritur ta rikthejnë kontrollin në fshatin Robotyne – duke thyer linjën e parë mbrojtëse ruse në fushëbetejë.

Në anën tjetër, kundërofensiva e ukrainasve po vazhdon dhe ka filluar të jap efektet e saj, siç edhe është marrja nën kontroll e fshatit në rajonin e Zaporizhzhia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat